Një 29-vjeçar ka përfunduar në pranga, pasi ka dhunuar bashkëshorten.
Burime nga policia bëjnë me dije se kanë arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale Gj. B. ,banues në Durrës.
“Në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës, për motive xhelozie ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur bashkëshorten e tij, shtetasen E. L. 29 vjeçe”,- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Dhunë në familje" parashikuar në nenin 130/a të Kodit Penal.





