Arrestohet një 51-vjeçar në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Krimet arrestuan në flagrancë Mëhill Qehajan 51 vjeç, banues në Kullë, Durrës.

Ditën e djeshme më 5 shtator, Qehaja ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht duke e  goditur me shkelma në trup bashkëshorten e tij, shtetasen L.U. 45 vjeçe. Gjithçka ka ndodhur në banesën e çiftit. Pas denoncimit në polici, uniformat blu i vunë prangat burrit dhunues nën akuzën e “Dhunës në familje”.