Opozita nis sot një protestë që pritet të kulmojë me fjalime para kryeministrisë. Ndërsa kohëzgjatja e saj nuk dihet ende,
Nga qyteti i Durrësit pritet të nisën rreth 1500 demokratë që do t’i bashkangjiten protestuesve në Tiranë.
Burime nga Partia Demokratike, dega Durrës bëjnë të ditur për DurrësLajm se janë vënë në dispozicion 30 autobuzë që nisen nga tre pika të ndryshme të qytetit.
Vendqëndrimet e autobuzëve janë stacioni i trenit, Mauzoleumi i Dëshmorëve.dhe zona e ish-Kënetës.
Në të njëjtën kohë, të njëjtat burime theksuan se një pjesë e mirë e protestuesve nga Durrësi do të nisen drejt kryeqytetit me automjetet e tyre personale.





