Gjatë muajve të verës në spitalin rajonal të Durrësit ka një shtim të numrit të fëmijëve të cilët kanë nevojë për ndihmë mjekësore për shkak të temperaturave të larta të pa hasura gjatë sezoneve të mëparshme. Sipas mjekes pediatre infeksioniste Xhevi Shkreli në repartin e pediatrisë numri i vizitave në ditë përgjatë muajit korrik ka arritur deri në 200 pacientë në shërbimin e urgjencës. Rastet paraqiten me simptoma të ndryshme të stinës
Grupmosha më e prekur nga simptomat e virozës së stinës janë kryesisht fëmijët nga 0 deri në dy vjeç, por nuk përjashtohen edhe moshat e rritura.
Ardhja e emigrantëve për pushime në atdhe ka ndikuar në shtimin e numrit të pacientëve me probleme shëndetësore gjatë kësaj periudhe, por sipas mjekes Shkreli stafi i pediatrisë ka qenë në dispozicion të plotë për menaxhimin e situatës dhe dhënien e shërbimit tënevojshem për këdo.