Rrëzohen nga biçikleta, plagosen dy persona në Fllakë të Durrësit.
Nga informacionet policore, mësohet se dy shtetasit L.M. dhe P.N., 47 e 52 vjeç, banues në Shënavlash, kanë qenë ditën e djeshme duke udhëtuar të dy në një biçikletë, kur janë rrëzuar.
Të dy burrat janë përplasur keq në tokë dhe kanë kanë pësuar dëmtime të ndryshme në trup.
Policia thotë se dy të lënduarit u dërguan në spital dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.





