Një 83-vjeçar, banor i lagjes 18 në qytetin e Durrësit ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike, pasi ka rënë nga kati i tretë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, dhe viktima është shtetasi Sh.N. 83 vjeç.
Ai është rrëzuar aksidentalisht nga kati i tretë i banesës ku jetonte, duke gjetur si pasojë vdekjen e menjëhershme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për ngjarje aksidentale.





