Durrës, 7 maj 2014 – Një 33 vjeçar nga Durrësi ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin "Nënë Tereza", në Tiranë, si pasojë e një ngjarje aksidentale, e cila i ka kushtuar rëndë.
33 vjeçari me iniciale D.B., gjatë kohës që ka qenë duke ndërtuar një mur të lartë në lagjen Nr.15 në Durrës, është rrëzuar nga skela dhe më pas ka rënë në një tel korrenti.
Për rrjedhojë ai ka pësuar dëmtime të shumta në trup si dhe e ka zënë korrenti, duke e bërë situatën edhe më kritike. Për shkak të gjendjes së rënduar të tij, nga spitali i Durrësit, 33 vjeçari u dërgua drejt spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, ku vijon të ndodhet në gjendje kritike.
Policia ia ka kaluar materiale për ndjekje të mëtejshme të kësaj çështjeje Prokurorisë së Durrësit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





