Një incident i rëndë ka ndodhur në një lokal në Durrës, ku për shkak të konsumit të lartë të alkoolit, dy persona kanë rrëzuar nga karrikia një 50-vjeçar e për pasojë ky i fundit ka përfunduar në spital.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit.

“Më datë 14.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit S.M. dhe R.S., 45 e 59 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 4, në gjendje të dehur, kanë rrëzuar nga karrikia, shtetasin A.D., vjeç 50, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 89 i Kodit Penal”, njofton policia.