Durrës, 12 maj 2014 – Arrestohet në fragrancë 53 vjeçari Bashkim Arapi, nga Durrësi, i akuzuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
53 vjeçari është konfliktuar me një të ri 26 vjeç, po nga Durrësi dhe I ka shkaktuar këtij të fundit lëndime të rënda.
Ngjarja mësohet se është regjistruar pasditen e së shtunës në sektorin “Apollonia” në zonën e Plazhit.
Arapi dhe 26 vjeçari D.K. kanë debatuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta, dhe më pas, në gjaknxehtësi e sipër 53 vjeçari ka rrëmbyer një tub hekuri dhe e ka goditur të riun disa herë në kokë me të.
Goditjet i kanë shkaktuar lëndime të forta 26 vjeçarit, që ndodhet i shtruar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, në gjendje të rëndë.
Të njoftuar nga dëshmitarët, efektivët e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë arrestuar 53 vjeçarin.
Në cilësinë e provës materiale, efektivët blu kanë sekuestruar edhe objektin me të cilin u realizua plagosja e të riut.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





