Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal ndaj një 22-vjeçari, pasi akuzohet se ka dhunuar një 21-vjeçare.
Sipas burimeve nga policia, mësohet se ngjarja është regjistruar një ditë më parë në lagjen nr.18.
Shtetasja R.B., 21 vjeçe, ka bërë kallëzim ndaj shtetasit A.L., 22 vjeç, të dy banues në Durrës.
Sipas kallëzimit të saj, djali e ka goditur me grushte për motive të dobëta.





