Durrës, 19 gusht 2014 – Një adoleshent është paraqitur në spitalin e Durrësit me dëmtime të rënda në kokë dhe në trup.
18 vjeçari A.Ç. eshte dhunuar rreth orës 22.00 të mbrëmjes së te henes ne lagjen nr.18 te qytetit bregdetar.
ai ka qene duke ecur ne rruge kur është goditur me sende të forta në kokë e trup nga persona të paidentifikuar.
Aktualisht i riu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po punohet për identifikimin e autorëve.
Burime policore sqarojne se ne deshmine e tij 18 vjeçari ka deklaruar se nuk ka konflikt me ndonje.
Ai nuk ka arritur t'i njohe personat qe e kane sulmuar, kjo dhe per shkak te erresires ne ate ore te vone te nates.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





