Volumi i mallrave me tragete nëpërmjet portit të Durrësit në periudhën janar-prill ka shënuar rritje, krahasuar me të dy vitet paraardhëse, ndërsa numri i udhëtarëve krahasuar me vitin 2019 mbetet ende i ulët për shkak të kufizimit të zgjatur të shkaktuar nga pandemia që nga fillimi i vitit të kaluar.
Statistikat e përgatitura nga sektori përkatës në APD, dëshmojnë se në katër muajt e parë të këtij viti një rritje të volumit të mallrave përkatësisht prej 1 dhe 28 përqind më shumë se janar-prilli i 2019 dhe 2020.
Në këto katër muaj, afro 300 mijë tonë mallra janë përpunuar nga tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim.
Ndërkaq, numri i udhëtarëve në këto katër muaj ka arritur në afro 108 mijë; 23 përqind më i ulët se në vitin 2019, por 8 përqind më i lartë se sa vitin e kaluar, i cili u karakterizua nga lëvizjet e pakëta të pasagjerëve për shkak të Covid-19.
Për herë të parë, në janar-prill 2021 numri i mjeteve të vogla për pasagjerë ka qenë më i vogël se sa ai i automjeteve me mallra, rreth 24 mijë autovetura përballë afro 26 mijë kamionëve dhe trailerëve.
Që nga fillimi i vitit tragetet e linjave kanë kryer 287 lundrime vajtje – ardhje nga Durrësi.