DURRËS, 27 nëntor 2014–   Në qytetin e Durrësit, krahas veprimtarisë kriminale bandave të strukturuara, që kryesisht merren me trafiqe ndërkombëtare si pjesë e krimit tarnsnacional, apo qërojnë hesapet me njëri tjetrin, ka rritje edhe krimi i rrugës. Janë shtuar rastet e vjedhjeve të vogla të shtëpive, lokaleve, automjeteve, vjedhja e xhepave apo grabitja me dhunë e pleqve dhe grave. Janë shtuar edhe grabitja e bagëtive në periferi të Durrësit si edhe vjedhja e kasetofonave të makinave kryesisht nga drogaxhinjtë. Ky serial veprash të vogla kriminale inkurajohet edhe nga pamundësia e policisë për të patrulluar si duhet rrugët e Durrësit gjatë natës, sepse kuota vjetore e karburantit për automjetet thuajse ka mbaruar, që në fillim të muajit nëntor. Karburant i pakët, që është shkon kryesisht për automjetet e policisë, që janë të angzhuar në luftën kundër abuzuesve të energjisë elektrike dhe atyre, që kanë ndërtime pa leje, ose edhe ndërtime me leje, por që bien ndesh me shijet artistike të kryeministrit Rama.

 Një rast tipik ishte vjedhja 6 ditë më parë e veturës Benz-Merceds DR 8152 D, tip i vjetër në pronësi të një avokati të njohur në Durrës. Benzi i parkuara afër Fabrikës së miellit “Vëllezërit Ekonomi (në qendër të Durrësit) u vodh, ndonëse e kishte një gomë të shpuar. Hajdutët zëvendësuan gomën e shpuar dhe më pas vodhën Benzin, pa e bërë qefin qeder. Autopatrullat mungojnë me orë të tëra edhe në qendër të qytetit për shkak të vështirsisë së furnizimit me karburant. Prioriteti i ri i caktuar nga udhëheqja politike e Ministrisë së Brendshem është luftë hajdutëve të energjisë elektrike, gjë që u mundëson hajdutëve të tjerë tua nxinë jetën popullit të thjeshtë. Siç thotë proverbi, kur ikën macja (policia) minjtë (hajdutët) bëjnë dasmë.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/