Një sasi gazi është çliruar mesditën e sotme, si pasojë e një dëmtimi të një cisterne gazmbajtëse në Porto Romano.

Sipas njoftimit të policisë, nuk ka persona të lënduar.

Ndërkohë, bëhet me dije se është ndërprerë mësimi në shkollën “Met Hasa” pranë zonës së rrezikuar.

Siç duket dhe në videon e mëposhtme rrjedhja e gazit nga cisterna duket me sy të lirë, ndërkohë deri më tani nuk është marrë asnjë masë për parandalimin e rrjedhjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:30, në Porto Romano, dyshohet se si pasojë e dëmtimit të një cisterne gazmbajtëse të një biznesi (firmë) privat, është çliruar në ajër, një sasi e vogël gazi.

Nga kjo ngjarje nuk ka shtetas të dëmtuar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.