Reshjet e shiut të regjistruara në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure kanë shkaktuar probleme në disa nga rrugët e qytetit.

Akseset rrugore të lagjes nr. 18 kanë qenë të mbuluara nga uji, duke shkaktuar vështirësi për qarkullimin e kalimtarëve dhe automjeteve.

Siç duket edhe në videon e mëposhtme, niveli i ujit ka kaluar disa centimetra.

Ndërkohë, një ditë më parë reshjet shkaktuan probleme të shumta në disa nga njësitë administrative të Bashkisë Durrës: Sukth, Manëz dhe Ishëm.

Në një reagim që i bëri situatës, kryebashkiakja Emiriana Sako njoftoi se në Sukth, gjatë ditës së djeshme, 25 banesa dhe 1 biznes kanë pasur prezencë uji; në Manëz, që ka qenë edhe njësia më e prekur, 48 banesa dhe 15 biznese kanë qenë në ujë; ndërsa në Ishëm 4 banesa dhe 3 biznese kanë pasur prani uji.