DURRËS, 24 shtator 2013 – Pësimi i kryeqytetit, ku u hoqën mbi 80 për qind e policëve rrugorë, është bërë mësim për ata të qytetit bregdetar. Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut të Durrësit thotë se komisariati i trafikut rrugor, në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore, ka vijuar në mënyrë të përforcuar shërbimin në drejtim të verifikimit të dokumentacionit të mjeteve në qarkullim dhe evidentimit të shkeljeve që bëhen burim aksidentesh rrugore. Kështu ky sektor i uniformave blu ka bllokuar për shkelje administrative gjithsej 45 automjete dhe ka vendosur 829 masa administrative.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/