Rrymat detare kanë nxjerrë në breg të detit një pako me drogë në Spille të Kavajës
Sipas informacioneve që përcjell policia, pakoja e dalë konkretisht në plazhin e Gjeneralit, përmbante 2 kg e 985 gr Cannabis Sativa.
Dyshohet që pakoja e drogës të ketë rënë në det nga trafikantët që kanë zgjedhur të trafikojnë lëndë narkotike përmes detit me gomone apo mjete të tjera lundrimi.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 08.12.2017, rreth orës 20.00, në Spille, Kavajë, në plazhin e Gjeneralit, në bregun e detit mes mbeturinave të nxjerrë nga rrymat detare, janë gjetur një pako me 2 kg 985 gr lëndë narkotike Cannabis Sativa. Neni 283/a i Kodit Penal.





