DURRES, 29 tetor 2014 – Kryetari i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit z. Auron Tare, më 28 tetor 2014, ka zhvilluar në Gjirin e Lalëzit një takim me komunitetin, pushtetin vendor dhe biznesmenë, për të diskutuar planifikimin e vijës bregdetare

U trajtuan probleme të mprehta si mbeturinat në rërën e plazheve, konfliktet për sipërfaqet e plazheve, mungesa e tualeteve publike, probleme që janë hasur gjatë sezonit veror.

Kryetari i komunës së Ishmit z. Sulejman Ibrahimi dhe biznesmenët e zonës e konsideruan si te domosdoshëm ndryshimin e mënyrës së menaxhimit të rërës së plazhit të Gjirit të Lalëzit.

Ndërsa z. Auron Tare theksoi:

“Mangësitë e konstatuara të mos përsëriten më. Kjo gjë do të minimizonte edhe evazionin fiskal që është konstatuar gjatë këtyre viteve. Duam të vendosim disiplinën në zonën bregdetare, disiplinën e ndërtimeve, planifikimeve, të pagesave.  Ka një evazion të madh fiskal përgjatë vijës bregdetare, ka njerëz të cilët nuk paguajnë detyrimet që kanë por duam që ti japim një drejtim komuniteteve në zhvillimin e qëndrueshëm”.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/