Kryebashkiakja Emiriana Sako ka dalë në terren mbrëmjen e kësaj të diele, për të inspektuar situatën e krijuar nga reshjet intensive, që kanë përfshirë qarkun që mbrëmjen e së shtunës.
Teksa ka ndarë pamjet me ndjekësit në “Facebook”, Sako thotë se “bashkia e Durrësit dhe të gjitha ndërmarrjet e saj në varësi, si dhe i gjithë shtabi i emergjencave janë dhe do të vazhdojnë të jenë në terren 24 orë në shërbim të qytetarëve.”
Postimi i plotë:
⛈ Në zona të ndryshme të qytetit duke inspektuar situatën e krijuar nga reshjet e dendura.
📍 Në rrugën “Shkumbini” në zonën e ish kënetës ku kanali pranë rrugës është në situatë normale.
Po kështu kemi parë nga afër situatën në hidrovorin e Durrësit i cili deri tani funksionon normalisht.
Bashkia e Durrësit dhe të gjitha ndërmarrjet e saj në varësi si dhe i gjithë shtabi i emergjencave janë dhe do të vazhdojnë të jenë në terren 2️⃣4️⃣ orë në shërbim të qytetarëve si dhe në gatishmëri të plotë për të përballuar situatat emergjente nëse do të ketë por edhe për tju përgjigjur menjëherë çdo banori të bashkisë Durrës që mund të ketë probleme.





