Kryebashkiakja Emiriana Sako ka inspektuar së bashku me kryeministrin Edi Rama kantierin e Parkut Urban në Spitallë, një hapësirë e re që po zhvillohet për qytetarët e të gjitha grupmoshave.
Projekti përfshin gjelbërim, ndriçim, stola, zonë për këmbësorë, pistë biçikletash, terrene sportive, kënde pushimi dhe lojërash.
POSTIMI I PLOTË:
Bashkë me kryeministrin Edi Rama në kantierin e Parkut Urban në Spitallë 🌳🚴♀️, i cili është një tjetër park i ri që i shtohet qytetit dhe i shërben qytetarëve të të gjitha grupmoshave.
Ky projekt i jep kësaj zone një zhvillim të mëtejshëm duke rritur cilësinë e jetesës së banorëve. Kjo hapësirë publike po shndërrohet në një zonë unike rekreative me gjelbërim të shtuar, ndriçim, stola, zonë për këmbësorët, pistë biçikletash, terrene sportive, kënde pushimi për të moshuarit dhe kënde lojërash për fëmijë.





