TIRANË, 25 korrik 2013 – Porti i Durrësit do të presë së shpejti 6 turbina Francis për hidrocentralin e Devollit.

Konglomeratit francez shumëkombësh Alstom u dha një kontratë me vlerë rreth 100 milionë euro nga kompania norvegjeze Statkraft AS, prodhuesi më i madh në Evropë i energjisë përtëritëse dhe kompani energjetike lider në Norvegji, për të furnizuar 6 copë njësi turbinë-gjenerator dhe aksesorë Francis për investimin e saj në Shqipëri, nga kompania Devoll Hydropower Sh.A (DHP), një projekt që kompania mori përsipër për ndërtimin e hidrocentraleve të reja në lumin Devoll, në Shqipërinë jugore, njoftojnë mediet ndërkombëtare, të specializuara për energjinë.Sipas kontratës, do të ndërtohen edhe dy nënstacione të tensionit të lartë 220 kV dhe 110 kV.Shumica e pajisjeve do të prodhohen në fabrikat e Alstom-it në Spanjë dhe Turqi.Presidenti i Alstom-it për Norvegjinë, Eric Staurset deklaroi: “Jemi krenarë që na jepet kjo kontratë, e cila do të jetë projekti më i madh që kemi ndërmarrë deri tani me Statkraft-in”.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/