DURRËS, 20 nëntor 2013 – Në një njoftim për shtyp, drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit thotë se më 19 nëntor 2013 ka vijuar operacioni “Fund marrëzisë”. Nga shërbimet e sektorit kundër krimit financiar Durrës janë ndërmarrë 7 procedime penale në gjendje të lirë për organizim të lotarive të palejuara. U bënë kontrolle në Fushë Krujë e Durrës mbi pajisjen me dokumentacionin e nevojshëm për ushtrim aktiviteti të subjekteve lojëra fati dhe loto sportive. U proceduan penalisht shtetasit: M. K., 48 vjeç, banues në Tiranë, sepse në lagjen nr. 12 Durrës, në garazhin e tij iu gjetën dhe sekuestruan 10 makineta lojëra fati pa faturë tatimore; L. Ç., 36 vjeç, banues në Burizanë Krujë, sepse në po këtë fshat, në lokalin e tij iu gjetën dhe sekuestruan 9 makineta pa faturë tatimore; F. Ç., 42 vjeç, banues në Nikël Krujë, sepse në Fushë Krujë, në lokalin e tij u gjetën dhe sekuestruan 6 makineta lojëra fati, pa faturë tatimore; po këtij shtetasi, në një tjetër lokal në Fushë Krujë, iu gjetën dhe sekuestruan 3 makineta lojëra fati pa faturë tatimore; A. S., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, sepse në po këtë qytet, në lokalin e tij iu gjetën dhe sekuestruan 4 makineta lojëra fati pa faturë tatimore; A. Ll., 25 vjeç, banues në Fushë Krujë, sepse në Fushë Krujë, në lokalin e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një njësi qendrore, një televizor si dhe një makinetë për lojëra fati, pa dokumentacionin përkatës; F. D., 42 vjeç, banues në Fushë Krujë, sepse në lokalin e tij, iu gjetën dhe sekuestruan një njësi qendrore, një televizor si dhe dy makineta lojërash fati pa dokumentacionin përkatës.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/