Durrës, 29 maj 2014 – Sekuestrohen në portin e Durrësit 200 kg kanabis nga policia kufitare.
Sasia e lëndës narkotike ishte fshehur në një kamion që do të imbarkohej në një nga tragetet e linjës Durrës – Bari.
Lënda narkotike u zbulua gjatë kontrollit të ushtruar nga policia kufitare në kamionin për të cilin ishte njoftuar në rrugë operative se transportonte lëndë narkotike.
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe po punon për të zbuluar të tjerë persona që mund të kenë lidhje me këtë trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





