Durrës, 19 prill 2014 – Policia kufitare e portit të Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar në një automjet që do të inbarkohej në një nga tragetet e linjës Durrës – Bari, ka gjetur dhe sekuestruar 40 kg hashash.
Lënda narkotike është gjetur në automjetin e shtetasit Fisnik Hoxha. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip "Fiat" me targa "AA100FT", u zbulua një fund i dyfishtë ku ishte fshehur lënda narkotike.
Hoxha është ndaluar nga forcat e rendit, ndërkohë që policia po vijon punën për të zbardhur këtë tentativë të re të trafikantëve, për të transportuar lëndë narkotike drejt vendit fqinjë, Itali.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





