22 janar 2014 – Sekuestrohet 450 kilogramë kanabis sativa nga Policia e Portit të Durrësit. Burime nga policia bëjnë me dije se sekuestrimi i drogës është bërë gjatë mbrëmjes së të martës, ndërsa në pranga është vënë edhe transportuesi i drogës, një shtetas maqedonas. Mësohet se droga është gjetur e fshehur në një trajler me targa KO 0343 TB dhe ST 835 TH që drejtohej nga një shtetas maqedonas, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur. Sipas policisë, droga është gjetur e shpërndarë në thasët me mineral ferrosilici që trajleri ishte duke transportuar nga Maqedonia drejt Italisë. Menjëherë policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit ndërsa po vijon hetimet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.
Durrës: Sekuestrohen 450 kg kanabis, pranga maqedonasit
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Bill Clinton thyen heshtjen pasi i dalin fotot nga dosja ‘Epstein’
Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!
Emërimi i zv/ministrit të mbrojtjes/ Meçollari: Detyrat që mbante në portin e Durrësit, kur drejtohej nga Vengu
Horoskopi ditor, 20 dhjetor 2025





