DURRËS, 8 qershor 2013 – 500 kilogramë e llojit marijuanë janë sekuestruar nga policia e Durrësit në kuadër të operacionit "Sfida", ndërsa në pranga kanë përfunduar dy shtetas si dhe janë shpallur në kërkim tre të tjerë.

Arrestimi i shtetasve ka ardhur si pasojë e një operacioni të mirëorganizuar si dhe në sajë të një hetimi disamujor të kryer nga strukturat kundër narkotikëve pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës.

Të arrestuarit janë  Ervis Bardhi 32 vjeç, banues në Elbasan si dhe Gentian Malindi 36 vjeç, banor i lagjes numër 13 plazh Durrës.

Policia e Durrësit bën me dije se arrestimi i shtetasve u bë pas një operacioni të mirë-organizuar në lagjen numër 13 plazh Durrës, ndërsa sasia e lëndës narkotike u bllokua në automjetin tip furgon  benz me targa AA 938 AE.

Gjatë veprimeve të para hetimore në cilësinë e provës materiale krahas lëndës narkotike  më peshë prej 500 kilogramë, u sekuestrua automjeti si dhe disa telefona celular dhe një shumë e konsiderueshme parash.

Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se sasia e kosniderueshme e lëndës narkotike e llojit marijuanë vinte nga jugu i Shqipërisë.

Nga ana e policisë po punohet për arrestimin e tre shstetasve të tjerë të implikuar në këtë rrjet të paligjshëm të lëndëve narkotike, ndërsa materialet iu përcollën për ndjekje të mëtejshme prokurorisë së Krimeve të rënda Tiranë.

/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/