DURRES, 02 mars 2013 – Kapet një sasi e mjaft e madhe droge në portin e Durrësit. Lënda narkotike, e llojit kanabis sativa, me peshë rreth 800 kg është gjetur në një kamion me targa të Maqedonisë SK 840 UR dhe SK 733 RF, i cili drejtohej nga shtetasi maqedonas Pande Muchov.
Burime policore bëjnë të ditur se kamioni ka hyrë sot nga pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës dhe po priste të imbarkohej në një nga tragetet e linjës Durrës-Bari. Sipas policisë saia e lëndës narkotike ishte e futur në bidona plastikë turshie dhe ishte mbështjellë me qese të mëdha celerini.
Sipas policisë bëhet fjalë për sasinë më të madhe të drogës së kapur në portin e Durrësit për këtë vit. Mësohet se kamioni po transportonte konserva .
/m.l. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/





