DURRËS, 2 nëntor 2014 –  Qyteti turistik i Durrësit ofron keqtrajtimin e një arushe si “atraksion” turistik dhe askush nuk ndërhyn, ky është “mesazhi” që dërgojnë shqiptarët, teksa përgatiten të hyjnë në Evropë, mediet italiane, duke iu referuar një foto-reportazhi të agjencisë së lajmeve ANSA realizuar para pallatit të sportit “Ramazan Njala”, shfaqin habinë dhe indinjatën e tyre.

Një rom u ofron kalimtarëve shkrepje fotoaparati për selfie me kafshë dhe nxjerr një arushë për “shëtitje në rrugën kryesore të qytetit të [Durrësit] mes indiferencës së përgjithshme shqiptare (a passeggio nella via principale della città albanese fra l’indifferenza generale)”, njofton ANSA.

Një selfie ekzotike me arushën “Fen” (“motër” në gjuhën rome), për t’i bërë miqtë ziliqarë, kur pozon me gojën e hapur të kafshës së gjorë, kushton vetëm pesëqind lekë (3 euro e gjysmë), shkruan ANSA.

Për “zbavitjen” me arushën “nuk ka zemërim, asnjë përpjekje për të ndaluar shfrytëzimin, madje as nga policia që ishte aty – siç i raportuan dëshmitarë ANSA-s – disa dhjetëra metra, në kryqëzimin e rrugë. Asnjë mbrojtje, nuk ka shkelje, dhe nuk ka shoqata të drejtat e kafshëve për të protestuar. Për më tepër, Shqipëria po përgatitet për të hyrë në Evropë”.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/