Një aksion i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Durrës është zhvilluar mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 3 të qytetit, pranë shkollës së muzikës “Jan Kukuzeli”.
Aksioni kishte për qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga privatët.
Një garazhd që kishte zënë një pjesë të madhe të hapësirës publike është shembur me mjete të rënda, për t’i hapur rrugë investimit që po realizohet në këtë zonë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.
Në vendngjarje ishin të pranishëm, përveç inspektorëve të IMT-së, edhe efektivë të Policisë Bashkiake.
Prej disa ditësh në këtë zonë Bashkia Durrës ka nisur një investim që konsiston në rehabilitimin e të gjithë kuartallit, si dhe po ndërtohet një rrugë e re që do të lehtësojë ndjeshëm trafikun në zonë.





