DURRËS, 28 tetor 2014 – Nga sherri në sherr, trazohet jeta në mjediset arsimore, teksa pas përdorimit të xhamave për zgjidhje mosmarrëveshjesh midis adoleshentësh të shkollës 9-vjeçare “Hajdar Dushi”, po të hënën, në mëngjes, janë shkëmbyer grushte te “14 Nëntori”.
Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut të Durrësit njoftoi se të hënën, më 27 tetor 2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj J. C., banues në lagjen 17/1 Durrës, nxënës në shkollën 9-vjeçare “14 Nëntori” lagja 17 Durrës, pasi rreth orës 18.00 ka bërë kallëzim R. L., banues në lagjen 16 Durrës, nxënës në shkollën”14 Nëntori”, i cili shpjegon se rreth 8.00 në mjediset e shkollës është goditur me grushte nga bashkënxënësi.
Sikurse është bërë e ditur, po të hënën, më 27 tetor 2014, rreth orës 13.45 ka plasur një sherr mes dy nxënësve të shkollës 9-vjeçare "Hajdar Dushi”, ku është përdorur një copë xhami për të plagosur shokun.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





