1 vit e 6 muaj burg, me kusht, për Dorinë Nikollën, ekonomiste në firmën kineze të Xhafzotajt, ndërmjetëse mes administratorit të kompanisë dhe dy zyrtarëve publikë.

DURRËS, 18 dhjetor 2014 –  Akuza bregdetare nuk ka toleruar ndaj korrupsionit, sidomos kur bëhet fjalë për shantazh ndaj biznesit kinez. 

Më 18 dhjetor 2014 Prokuroria e rrethit gjyqësor Durrës ka kërkuar nga togat e zeza dënimin me nga 4 vjet e gjysmë burgim për dy ish-punonjës të Inspektoratit rajonal Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave Durrës, të akuzuar për veprën penale të “korrupsionit pasiv”.

Sipas prokurorisë, në përfundim të gjykimit, i cili u zhvillua me procedurë të shkurtuar, rezultoi se Genc Balla, ish- kreu rajonal i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave Durrës; Eduart Bejkos, 45 vjeç, banues në Sukth Durrës, inspektor, i merrnin një sasi të konsiderueshme parash administratorit të kompanisë kineze “Dawa International Trade” shpk në Xhafzotaj z. Xi Wang. Në fakt vepra penale kishte të bënte me shantazhin në kërkim të parave, si “rroga” mujore shtesë, në këmbim të mosaplikimit të gjobave, për gjoja parregullsi në ushtrimin e aktivitetit të tij.

Prokuroria kërkoi dënimin me 1 vit e 6 muaj burgim, me kusht, për Dorinë Nikollën, e akuzuar për “ushtrim ndikimi të paligjshëm”, ekonomiste në firmën kineze, personi që kryente ndërmjetësinë mes administratorit të kompanisë private dhe dy zyrtarëve publikë.

/th. m. agjencia  lajmeve “Dyrrah”/