IKMT dhe IMT e Durrësit shembën dy pallate 5 katëshe në fshatin Kullë, të njësisë administrative Sukth, të dëmtuar në mënyrë të pariparueshme nga tërmeti i 26 nëntorit, sipas aktekspertizës së thelluar të Institutit të Ndërtimit.
“Familjet e këtyre pallateve do të përfitojnë banesa të reja, moderne dhe me standarte të larta sigurie”,- njofton bashkia e Durrësit.





