Vijon puna për shembjen e objekteve publike arsimore, të cilat u dëmtuan rëndë nga tërmeti, në zona të ndryshme të Durrësit. 

Në vazhdën e operacionit të rindërtimit, IMT e Bashkisë së Durrësit e ndihmuar nga policia bashkiake dhe reparti i zjarrfikësve kanë shembur sot kopshtin “Met Hasa”.

Siç njofton bashkia përmes një postimi në Facebook, ky kopsht ishte dëmtuar në mënyrë të pariparueshme nga tërmeti i 26 nëntorit dhe në bazë të ekspertizës së thelluar të Institutit të Ndërtimit duhej prishur.

“Në të njëjtin vend do të ndërtohet kopshti i ri me standarte të larta që do ti shërbejë fëmijëve.”, shkruhet ndër të tjera në postim.