Vijon shembja e shkollave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në territorin e Bashkisë Durrës.

Mësohet se sot është shembur shkolla 9-vjeçare “Xhelal Shtufi” në Shkafanë, Njësia Administrative Ishëm.

Në postimin e bashkisë në Facebook shkruhet se një shkollë e re sipas të gjitha standarteve bashkëkohore do të ndërtohet në të njëjtin vend

POSTIMI I PLOTË

Operacioni i Rindërtimit|  Vijon shembja e shkollave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në territorin e bashkisë Durrës. Sot, IMT Durrës me ndihmën e zjarrfikësve dhe Policisë Bashkiake  kreu shembjen e shkollës 9-vjeçare “Xhelal Shtufi” në Shkafanë, Njësia Administrative Ishëm.
Një shkollë e re sipas të gjitha standarteve bashkëkohore do të NDËRTOHET në të njëjtin vend.
#rindertimi #bashkiadurres