DURRËS, 18 shtator 2014 –  Edhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor konfirmon të dhënat e ish-drejtorit të DAR-it, z. Vaso Papaj në letrën e hapur drejtuar kryebashkiakut të Durrësit, z. Vangjush Dako, botuar në “Dyrrah”, më 17 shtator 2014, lidhur me gjendjen e rëndë në objektet shkollore (kliko në:http://www.durreslajm.com/opinione/kontributi-i-munguar-i-pushtetit-vendor-n%C3%AB-arsim).

Sipas informacionit zyrtar të dërguar në DAR, institucionin e Prefektit të qarkut, disa ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, thuhet se, me mbylljen e vitit shkollor 2013-2014, janë kontrolluar të gjitha shkollat e rrethit Durrës nga grupet e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe janë lënë detyra për përmirësimin e kushteve higjeno-sanitare të tyre për vitin e ri shkollor 2014-2015.

Shkollat që kanë nevojë për rikonstruksion dhe mirëmbajtje janë: “Bedrie Bebeziqi”, “Jan Kukuzeli”, “Jusuf Puka”, “14 Nëntori”, “Marie Kaçulini”, “Isuf Ferra”, “Bernardina Qeraxhia” (konvikti), “Bajram Curri” i Ri (tarraca), shkolla e Kullës në bashkinë e Sukthit, të cilat kanë lagështirë, rënie suvaje,dhe bllokime të tualeteve, ku ujërat e zeza dalin në mjediset e shkollës në ditët me reshje gjatë periudhës së dimrit.

Janë bërë vendim mbylljeje për kushtet higjienike-sanitare për kopshtet “Isuf Ferra” te godina e vjetër, “Bajram Curri” tek godina e vjetër, “7 Marsi” dhe iu la detyrë “Foto Monobeu”-t për rregullime të ballkoneve, sepse kishte plasaritje të kolonave, “Bedrie Bebeziqi” për tualetet.

Te “Marie Kaçulini” dhe “Isuf Ferra” është lënë detyrë deratizimi dhe dezinfektimi i mjediseve.

Disa nga shkollat e Shijakut dhe fshatrave janë me ujë pusi që e përdorin për pastrim dhe për tualetet.

Info

SHKOLLAT ME PROBLEME

  1. “Bedrie Bebeziqi”
  2. “Jan Kukuzeli”
  3. “Jusuf Puka”
  4. “14 Nëntori”
  5. “Marie Kaçulini”
  6. “Isuf Ferra”
  7. “Bernardina Qeraxhia” (konvikti)
  8. “Bajram Curri” i Ri (tarraca)
  9. Shkolla e Kullës në bashkinë e Sukthit

KOPSHTET ME PROBLEME

  1. “Isuf Ferra” te godina e vjetër,
  2. “Bajram Curri” tek godina e vjetër,
  3. “7 Marsi”
  4. “Foto Monobeu”,
  5. “Bedrie Bebeziqi”

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/