Në kushte shumë të vështira pune, dhe me mungesë të theksuar të mjeteve, zjarrfikësit e Durrësit në shumë raste mund të konsiderohen heronjtë e heshtur. Ata përballen me zjarrin ndërsa godinat e përfshira nga flakët nuk kanë as shkallë evakuimi.
Vetë zjarrfikësit kanë nevojë për shumë mjete të sigurta për të vënë zjarrin nën kontroll e për të shpëtuar jetën e njerëzve që rrezikohen por edhe të tyren që qëndrojnë aq afër flakëve.
Godinat arsimore nuk kanë asnjë kusht apo masë kundra zjarrit, për të sensibilizuar të rinjtë, shërbimi zjarrfikës ka ndërmarrë fushata të vecanta, madje ka organizuar edhe stërvitje me të rinjtë në shkolla.
Një e tillë, u zhvillua sot në shkollën Leonik Tomeo në Durrës.
“Si duhet reaguar në situatat e rënies së zjarrit ne ambjentet shkollore?
Drejtori i këtij sherbimi, Adriatik Velaj deklaroi për mediat se bashkëpunimi i nisur me shkollën Beqir Çela do të shtrihet më tej në të gjitha shkollat e qytetit të Durrësit.
Qëllimi i këtij improvizimi është që në çdo shkollë të krijohen grupe vullnetare, të cilët në bashkëpunim me inspektoret e Shërbimit Zjarrfikës, të jenë të gatshëm të ndërhyjnë në raste emergjence.
Në përfundim të seancës së improvizuar të zjarrit, drejtori i shkollës, Tomorr Agalliu falenderoi të gjithë stafin, që mundësuan realizimin me sukses të këtij impovizimi.
K.H.