DURRËS, 22 shtator 2014 – Për një fjalë goje, edhe në zonat rurale të Durrësit të ngordhin “më dru” dhe të bëjnë për spital, kështu katër agresorë kanë përfshirë në konflikt dhe një 14-vjeçar, duke goditur me ç’t’u zinte dora tre veta të tjerë.
Drejtoria e policisë së shtetit të qarkut të Durrësit bën të ditur se të shtunën, më datë 20 shtator 2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për shkak të moshës së mitur, ndaj E. K., 14 vjeç, banues në fshatin Perlat (në foto) të bashkisë së Sukthit, ndërkohë që u shpallën në kërkim edhe tre të tjerë: E. K., 23 vjeç, dhe E. K., 18 vjeç, të dy banues në Perlat dhe D. M., 23 vjeç, banues në Sallmone.
Dyshohet se rreth orës 18.45 në fshatin Perlat Sukth, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete të forta e prerëse në trup shtetasit A. Sh., 37 vjeç, banues në Perlat; B. Sh., 21 vjeç, banues në Perlat; L. I., 28 vjeç, banues në Perlat, të cilët ndodhen në spitalin rajonal shtetëror të Durrësit jashtë rrezikut për jetën.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





