Një episod dhune në familje ka ndodhur në fshatin Rrotull të Durrësit, ku vëllezërit dhe babai i vajzës kanë rrahur dhëndrin dhe vëllanë e këtij të fundit.
Shkak janë bërë konfliktet familjare dhe më pas sherri ka precipituar deri në përdorimin e dhunës fizike.
Si pasojë, pas denoncimit të rastit në polici, uniformat blu arrestuan shtetasit:
I. H., 53 vjeç, E. H., 23 vjeç, B. H., 25 vjeç, si dhe punohet për kapjen e shtetasit S. H., 33 vjeç, banues në fshatin Rrotull, Durrës.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dhëndrit të familjes dhe vëllait të tij, shtetasve E. H., 29 vjeç dhe E. H., 37 vjeç, njofton policia.





