Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Durrës, ku babai pas një sherri me bashkëshorten, i ka hedhur ujë të nxehtë vajzës së tij.
E mitura 14-vjeçare ka ndërhyrë për të shuar sherrin mes prindërve, por i ka vuajtur vetë pasojat. Ajo është djegur në këmbë dhe ndodhet në QSUT nën kujdesin e mjekëve, ndërsa babai i saj, K.Xh. 45 vjeç, është shpallur në kërkim, pasi ai ia ka mbathur menjëherë pas ngjarjes.
Policia thotë se autori ka qenë i dehur në monentin e sherrit.
“Shtetasi i mësipërm, më datë 01.03.2017, rreth orës 18:00, në banesë, në gjendje të dehur, pas një konflikti për motive të dobëta me bashkëshorten e tij, dyshohet se i ka hedhur ujë të nxehtë vajzës së tij, shtetases A.XH. 14 vjeçe, e cila është përfshirë për të shuar konfliktin midis prindërve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar në nenin 130/a/4 të Kodit Penal”, njoftojnë burime zyrtare të policisë.





