DURRËS, 31 janar 2014 – Debate me burrin dhe pi ilaçe pa kursim, me as duket, për t’i dhënë fund jetës, fatmirësisht, tragjedia u shmang, por dhuna në familje po njeh përmasa të frikshme, dhe nuk janë të pakta rastet kur blutë u kërkojnë togave të zeza lëshimin e urdhrave të mbrojtjes së menjëhershme.
Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më 30 janar 2014, ora 1.00 pas mesnate, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit dhe më pas është përcjellë drejt spitalit ushtarak Tiranë N. P., 28 vjeçe, banuese në fshatrat e Durrësit. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se pas debateve që kjo shtetase ka pasur me bashkëshortin, ka pirë disa medikamente. Aktualisht e dëmtuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën. U kryen veprimet e para dhe materialet iu kaluan prokurorisë së rrethit gjyqësor Durrës.
Më 29 janar 2014 u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për një 29-vjeçare, banuese në Durrës, pasi ndaj saj ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike bashkëshorti, N. C., 30 vjeç.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





