DURRES, 7 maj 2013- Një sherr banal mes drejtuesve të furgonave ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Ngjarja ka ndodhdur në afërsi të "Stacionit të Trenit" në Durrës.Sherri sipas policisë ka nisur midis dy shtetasve të cilët më vonë janë përballur përballur me njeri-tjetrin me armë zjarri. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur në këmbë shoferi i furgonit, dhe pikërisht 33 vjecari me iniciale Sh.P, i cili është dërguar për në spitalin e Durrësit, nga ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka shokuar kalimtaret e rastit të cilët në momentin e të shtënave ishin të shumtë në numër. Menjeherë në vendngjarje ka mbrritur policia e cila ka nisur hetimet, ndërsa ka arrestuar autorin e plagosjes, vetëm pak minuta pas ngjarjes.
/e.a. Agjencia Lajmeve "Dyrrah"/





