DURRËS, 24 dhjetor 2013 – Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më 24 dhjetor 2013, ora 03.30, u arrestuan Skënder L., 41 vjeç, dhe Aurel L., 22 vjeç, Durrës; po ashtu, filloi procedimi penal e punohet për kapjen e Ermal L., 49 vjeç, dhe Sokol N., 38 vjeç, të katër nga Durrësi. Në bazë të hetimeve paraprake del se katërshja rreth orës 22.00 të 23 dhjetorit 2013, në lagjen nr. 1, “Vollga”, në një lokal, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur dhe tentuar të vrasin me pistoletë dy pronarët e këtij lokali (vëllezër me njëri-tjetrin, të moshës 28 dhe 31 vjeç), si dhe u kanë marrë një armë gjahu, të cilën e mbanin me lejen e organeve kompetente.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





