Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal për 3 shtetas, banorë të Sukthit, të cilët në datë 14 korrik janë konfliktuar një një lokal me 2 të rinj nga Tirana.
Mësohet se shtetasit L. B. 22 vjeç, L.B. 19 vjeç dhe B.B. 57 vjeç, banues në Sukth për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me shtetasit B.K. 28 vjeç dhe E. Ç. 32 vjeç.
Mësohet se ngjarja është regjistruar në lokalin e shtetasit B.B., një prej personave të përfshirë në rrahjen e të rinjve nga kryeqyteti.
Tre shtetasit që po procedohen penalisht në gjendje të lirë akuzohen për “Plagosje të lehtë me dashje”.





