DURRËS, 10 tetor 2013 – Jo vetëm “ngordh” të atin me grushte, por nuk pyet as për forcat e rendit që ndërhyjnë për të qetësuar gjakrat. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njofton se më 10 tetor 2013, ora 4.30 e mëngjesit, u arrestua në flagrancë H. D., 38 vjeç, banues në fshatin Shetel të komunës së Gjepalajt në rrethin e Durrësit. Dyshohet se rreth orës 23.00 të datës 9 tetor 2013, H. D.-ja ka goditur me grushte babanë dhe më pas, gjatë ndërhyrjes së uniformave blu, ka kundërshtuar këta të fundit që do të kryenin shoqërimin e tij. Materialet iu përcollën Prokurorisë së rrethit gjyqësor Durrës për tri vepra penale: dhunë në familje, kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit, prishje e rendit e qetësisë publike.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





