Një 23-vjeçar nga Manskuri në Durrës është arrestuar nga policia, pasi ka kanosur me armë zjarri një bashkëfshatarin e tij.

Sipas burimeve nga policia, mësohet se Ardian Tusha 23 vjeç, është konfliktuar me shtetasin D.V. 50 vjeç, për motive pronësie. Më pas, ai e ka kanosur 50-vjeçarin me pushkë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Manskuri, ku gjatë kontrollit të ushtruar në një pyll, në afërsi të banesës së autorit, policia gjeti jo vetëm armën me të cilën i riu kanosi bashkëfshatarin, por edhe një automatik, 257 fishekë, si edhe një dorezë grushti me një palë dylbi.

Materialet i kaluan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.