DURRËS, 24 maj 2014 –Prona fut në sherr dajën me nipin. Drejtoria e policisë së shtetit të qarkut Durrës-Krujë njofton se më 24 janar 2014, ora 9.00, shërbimet e Policisë arritën të kapin e ndalojnë shtetasin Artur Z., 39 vjeç, banues në lagjen nr. 15 Durrës, i cili dyshohet se rreth orës 18.30 të datës 23 janar 204, në Spitallë, gjatë një konflikti për motive pronësie, ka plagosur me thikë dajën e tij 51-vjeçar. I dëmtuari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes autori i dyshuar është larguar së bashku me armën e ftohtë. Kapja e tij u bë e mundur në sajë të ndjekjes së vazhdueshme mëngjesin e 24 janarit 2014, në një banesë të braktisur të lagjes .
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





