Dy konflikte për motive të dobëta janë regjistruar në Durrës 24 orët e fundit.
I pari ka ndodhur në lagjen nr, 17, ku viktimë e grushteve të një 22-vjeçari ka mbetur roja 65-vjeçar i një shkolle 9-vjeçare.
Policia e Durrësit ka nisur proçedimin penal në ngarkim të shtetasit E. H. 22 vjeç, banues në Durrës.
Ai akuzohet për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës”.
Në të njëjtën kohë, policia e Durrësit njofton se po punon për kapjen e dy të rinjve V.N., 28 vjeç dhe J.N., 34 vjeç, të dy banues në Hamallaj, të cilët kanë goditur me sende të forta një 36-vjeçar nga fshati Sukth I ri.
Dy të rinjtë akuzohen për “Plagosje të lehtë me dashje”, të kryer në bashkëpunim.





