DURRËS, 26 nëntor 2013 – Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më 24 nëntor 2013 filloi procedimi penal në mungesë ndaj dy vëllezërve me banim në Durrës, Fatjon P., 19 vjeç dhe Jurigert P., 22 vjeç. Më 24 nëntor 2013, rreth orës 20.30, te Çezma e Ferrës në lagjen Nr. 7 Durrës, në bashkëpunim edhe me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, dyshohet se kanë goditur shtetasin A. Ç., 25 vjeç. Kurse më datë 25 nëntor 2013, ora 22.00, u arrestua Lek F., 47 vjeç, me banim në Durrës, pasi rreth orës 19.45, në lagjen 4 Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime të rënda shtetasit I. Ç., 38 vjeç, me banim në Durrës, i cili ndodhet në repartin e reanimacionit të spitalit rajonal të Durrësit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





