Durrës, 28 qershor 2014 – Dy konflikte në të cilat kanë mbetur të përfshirë 8 persona kanë shkaktuar lëndime të lehta tek 3 shtetas.

Burime të policisë së Durrësit bëjnë të ditur se një grindje e lindur në një lokal në zonën e Shkozetit, e ku kanë mbetur të përfshirë 5 persona është mbyllur me plagosjen e dy durrsakëve, ate e bir, 53 dhe 25 vjeç dhe shkatërrimin e lokalit që u kthye në ‘arenë’ e sherrit.

Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal për 3 shtetas E.Z., 31 vjeç, E.M., 51 vjeç dhe A.M., 28 vjeç, të tre banues në Durrës.

Të tre këta shtetas akuzohen për “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Dëmtim prone”.

Ndërkohë konflikti i dytë është regjistruar mes tre bashkëfshatarëve nga Hamallaj. 53 vjeçari B.P. është goditur me sende të forta në kokë dhe është kanosur nga 43 vjeçari A.P. dhe 41 vjeçari M.Gj. Dy agresorët akuzohen për “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosje në bashkëpunim”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/