Policia e Shtetit në Durrës njofton se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Ervin Qerimi, 31 vjeç, Eluert Hoxha, 31 vjeç, dhe Elvis Kurti, 37 vjeç, si autorë dhe pjesëmarrës në konfliktin e një dite më parë, në një lokal, në Lagjen 11 të qytetit. Sipas burimeve policore, shtetasit Ervin Qerimi dhe Eluert Hoxha janë konfliktuar me shtetasit Elvis Kurti dhe Bekim Gjoka. Për pasojë, Elvis Kurti është plagosur me armë zjarri dhe Eluert Hoxha është plagosur aksidentalisht në këmbë. Ndërkaq, Ervin Qerimi është plagosur me thikë. Për ngjarjen në fjalë është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Bekim Gjoka, 36 vjeç, banues në Durrës.